22:46 / E Diele, 22 Mars 2020

​A guxoni të bëni seks gjatë koronavirusit?

Seksi duhet të shmanget për shtatë ditë nëse njëri partner tregon simptoma – një kollë ose ethe – dhe jeton ndaras nga gjysma tjetër.

Profesori britanik Paul Hunter këshillon njerëzit që gjatë periudhës me koronavirus të qëndrojnë në shtëpi.

“Çiftet që jetojnë së bashku duhet të abstenojnë nëse njëri prej tyre është në grupet me rrezik më të lartë – të moshës 70-vjeç ose më të vjetër, ka një sëmundje themelore ose është shtatzënë – dhe njëri prej dy personave ka simptoma të mundshme Covid-19”, tha ai, transmeton Daily Mail.

Qeveria britanike ka dhënë këshilla të forta njerëzve që të distancohen në mënyrë sociale sa më shumë për të ngadalësuar përhapjen e virusit, por nuk ka dhënë informacione specifike se çfarë duhet të bëni në lidhje me seksin.

Profesori Hunter shton se rreziku kryesor për të kapur virusin gjatë seksit ‘vjen nga të qe nit afër dhe prekjeve’.