14:12 / E Shtunë, 06 Qershor 2020

​Aktakuzë për dhunim dhe vrasje të rëndë të fëmijës në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 27 prill, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.O., në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Dhunimi”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri më 11 korrik 2019, në Fushë Kosovë, pasi e kishte dhunuar viktimën K.V., më pastaj edhe e kishte vrarë.  

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 27 prill 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.O., në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të KPRK-së dhe “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili më 11 korrik 2019, në Fushë Kosovë, pasi e kishte dhunuar viktimën K.V., më pastaj edhe e kishte vrarë”, thuhet në komunikatë.

Mos i humb