08:29 / E Shtunë, 06 Qershor 2020

​Alpaca ndihmon shkencëtarët për vaksinën anti-C

Puna për prodhimin e një vaksine anticovid vazhdon në disa shtete të botës. Së fundi, shkencëtarët në Suedi po punojnë mbi antitrupat që prodhon alpaca, një kafshe e ngjashme me Laman. Kërkimet janë në rrugë të mbarë për luftimin e infeksionit.

Shkencëtarët në Suedi janë duke zhvilluar një eksperiment nëpërmjet një alpake që shpresojë t’i çojë drejt prodhimit të një vaksine kundër covid 19. Ata kanë injektuar proteina të virusit në trupin e kafshës, në mënyrë që të krijohen antitrupa që të bllokojnë virusin.

Alpaka, 12-vjeçare, me emrin Tayson, është pjesë e familjes së lamnas dhe devesë, dhe ka aftësinë të prodhojë ato që në gjuhen shkencore njihen si nanotrupa.

Kërkuesit besojnë se izolimi i këtyre nanobady, të cilat janë shumë më të vogla se antitrupat me madhësi të plotë të prodhuara nga njerëzit, i lejojnë këta të fundit të punojnë më lehtësisht me to.

Ata besojnë se këta antitrupa të vegjël mund të përbëjnë bazën e një trajtimi për COVID 19 ose përfundimisht një vaksinë kundër tij, megjithëse puna është në një fazë të hershme.

“Në parim, të gjitha provat tregojnë se do të funksionojnë shumë mirë te njerëzit, por është një sistem shumë kompleks”, tha Gerald McInerney, drejtuesi i ekipit në Karolinska.

Megjithatë shkencëtarët pranojnë se janë ende larg nga gjetja e një vaksine. Sa për Tyson, ai ka bërë punën e tij. Kështu që ai do ta jetojë jetën në fermën e tij në Gjermani, thekson drejtuesi i ekipit. Puna për prodhimin e një vaksine anti-Covid vazhdon në disa shtete të botës, por ende nuk ka një produkt përfundimtar.