10:23 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / GF

​Autoriteti italian i Mbrojtjes Civile i shqetësuar për motin ekstrem

Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Fabrizio Curcio ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kushtet e shpeshta ekstreme të motit.

Sipas tij, përmbytjet janë të zakonshme në të gjithë Italinë në muajin gusht dhe në fillim të vjeshtës, por jo në këtë shkallë.

“Ne do të vazhdojmë të kemi një mot gjithnjë e më të rrezikshëm dhe duhet të jemi më të vëmendshëm. Zgjedhja e qasjes së duhur mund të bëjë dallimin midis jetës dhe vdekjes”, tha Curcio, sipas gazetës “La Repubblica”, përcjell atsh.

Së fundmi, Italia ka përjetuar përmbytje të rënda në ishullin jugor të Strombolit si dhe shpërthimin e një vullkani me të njëjtin emër në veri të vendit. Qytetet si Firence dhe Latina u goditën gjithashtu kohët e fundit nga stuhi të forta.

Italia ka luftuar qindra zjarre në pyje dhe shkurre këtë verë për shkak të thatësirës së vazhdueshme. Zjarrfikësit në Sicili u vendosën të mërkurën mbrëma për të luftuar disa zjarre, disa prej të cilëve kanë kërcënuar banesat rreth qyteteve perëndimore të Traanit dhe Palermos.

Curcio gjithashtu u bëri thirrje politikanëve që të reagojnë, ndërsa vendi shkon në votime më 25 shtator për të zgjedhur një parlament të ri.