20:28 / E Mërkurë, 17 Prill 2019

​Bie shitja e automjeteve në Evropë

Shitja e automjeteve në Evropë vazhdon të bjerë për të shtatin muaj radhazi. Në mars kjo rënie ishte 4%.

Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), me seli në Bruksel, tha se 1,72 milionë automjete të reja u shitën muajin e kaluar, nga 1,79 milion në mars të vitit 2018.Italia udhëheq pesë tregjet më të larta në rënie.

Grupi Volkswagen rezultoi me 23,2 % të shitjeve me një rënie të butë prej 1%.

Aksionet e markave luksoze si Audi regjistruan një rritje prej 1,7%, ndërsa Porsche në rënie me 19%.

Prodhuesi francez i automjeteve Renault është i vetmi midis prodhuesve të automjeteve me rritjen e shitjeve prej 2%.

Shitjet e prodhuesit luksoz gjerman të automjeteve Daimler shënuan rënie prej 13,3 %, ndërsa shitjet e BMW-së u ulën me 2,2 %.