Njihuni me BMW X5, modelin e ri
Gjenerata e pestë e BMW X5 sjell transformimin më të madh teknologjik në historinë e këtij modeli.
SUV-i premium do të jetë i disponueshëm për herë të parë me deri në pesë opsione të ndryshme ngasjeje – duke përfshirë ngasjen plotësisht elektrike dhe atë me hidrogjen.
Gjiganti i automjeteve njëkohësisht prezanton zgjidhje dizajni dhe dixhitale të zhvilluara për Neue Klasse.
Me këtë rast, sapo u paralajmërua një epokë të re për një nga modelet më të shitura të BMW-së.






