16:06 / E Enjte, 19 Mars 2020

​Bislimi-Abbott diskutojnë për vazhdimin e ndihmës britanike për Kosovën

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin britanik në Kosovë Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy vendeve fushën e financave.

Me këtë rast, ministri Bislimi falënderoi diplomatin britanik Abbott për angazhimin e tij dhe shtetit të tij për ndihmën që i ofrojnë Kosovës në disa fusha.

Ndër të tjera gjatë takimit u diskutua vazhdimi i kësaj ndihme dhe asistenca në dogana dhe ATK.

Ministri Bislimi gjithashtu e njoftoi ambasadorin Abbott për angazhimin dhe vendimet që është duke i marrë Qeveria e Kosovës në menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID19, për t’iu ofruar siguri qytetarëve të vendit dhe lehtësuar vështirësitë potenciale që mund të sjellë ky virus.

Ndërsa, ambasadori Abbott shprehu gatishmërinë e shtetit të tij në ndërtimin e partneritetit përmes mbës htetjes së institucioneve të Kosovës.