17:48 / E Hënë, 26 Tetor 2020

​Borrell: Marrëveshja për normalizimin është urgjente për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë

Ministri i Jashtëm Evropian Josep Borrell deklaroi sot se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin ishte “urgjente dhe thelbësore” për përparimin e Serbisë dhe Kosovës në rrugën e tyre evropiane.

“Të dy palët duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme të rëndësishme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe thelbësore, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të bëjnë përparim në rrugët e tyre evropiane,” tha Borrell, duke shtuar se përparimi ishte bërë në dialogun e rinovuar.