19:36 / E Diele, 03 Korrik 2022 / GF

​Danimarkë/ Disa persona të plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare

Disa persona janë plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, njoftoi sot policia.

Policia daneze njoftoi në Twitter se oficerët u dërguan në qendër tregtare pas një raportimi për të shtëna.

Ata këshilluan qytetarët që të qëndrojnë në vendngjarje dhe të presin ndihmën e policisë.