14:17 / E Premte, 25 Shtator 2020

​E diela vazhdon të jetë ditë pushimi, në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar të gjitha subjektet afariste që operojnë në këtë qytet se e diela do të vazhdojë të jetë ditë pushimi, deri në momentin që MAPL-ja, do të vlerësojë ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit Komunal, që e diela të rikthehet si ditë e rregullt e punës për të gjitha bizneset.

Me këtë rast, Drejtoria e Inspeksionit, bën të ditur se inspektorët komunalë edhe këtë të diel, do të inspektojnë të gjitha bizneset në respektimin e orarit të punës sipas Rregullores komunale nr. 03/2014.