18:38 / E Shtunë, 26 Shtator 2020

​Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë bën me dije se janë konfirmuar 108 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:

40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.

88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.