08:06 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​Fjalimin e fund vitit presidenti e mban para ushtarëve të FSK-së

Presidenti i vendit Hashim Thaçi sot do të mbajë një fjalim para pjesëtarëve të FSK-së.

Presidenti që sipas ligjit është komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës cdo vit mban fjalimin e fund vitit dhe kësaj radhe e ka zgjedhur që këtë ta bëjë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.