21:45 / E Diele, 07 Gusht 2022 / GF

​Fluksi në pikat e kalimeve kufitare, pritjet te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta

Në orët e mbrëmjes pritjet më të mëdha për hyrje-daljen e qytetarëve në pikat e kalimeve kufitare shënohen serish te Dheu i Bardhë.

Në këtë pikë për të hyrë në territorin e Kosovës duhet pritur 15-20 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 100-150 metra.

Edhe në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar ka kolona deri në 300-350 metra dhe pritjet janë nga 30 deri në 40 minuta.

Në pikat e tjera të kalimeve kufitare nuk ka kolona dhe pritjet janë kryesisht nga 3 deri në 15 minuta.