23:12 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / GF

​Guvernatori i Teksasit: Autori i masakrës në Uvlade tregoi planin e tij në Facebook

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se 30 minuta para se të ndërmerrte aktin fatal në shkollën fillore Uvalde, autori ndau planet e tij në Facebook.

Abbott, duke nënkuptuar se ato ishin postime në këtë rrjet social, tha se fillimisht autori ka shkruar se: “Unë do të qëlloj gjyshen time”.

Sulmuesi më vonë shkroi: “Kam qëlluar gjyshen time” dhe “Unë do të qëlloj në një shkollë fillore”.

Një zëdhënës i kompanisë Meta, nënë ombrellën e të cilës është Facebook, tha se ato ccfarë ka zbuluar guverantori ishin mesazhe private dhe jo postime.

“Ato ccfarë tha Guvernatorit Abbott ishin mesazhe private që u zbuluan pasi ndodhi tragjedia e tmerrshme. Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me forcat e rendit në hetimin e tyre në vazhdim”, tha zëdhënësi i Meta, Andy Stone në një postim në Twitter.