16:08 / E Shtunë, 24 Tetor 2020

​Haradinaj i reagon përsëri Hotit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar edhe njëherë kryeministrin Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se sa herë që Kushtetuta e Republikës është zbatuar për interesat e një partie të caktuar, ka dalë të jetë e gabuar.

“Gjatë jetëgjatësisë së demokracisë së vendit tonë, sa herë që Kushtetuta e Republikës është zbatuar për interesat e një partie të caktuar, ka dalë të jetë e gabuar”, ka shkruar Haradinaj.

Hradinaj gjatë ditës akuzoi Hotin për shkarkimin e Task-Forcës për AntiKorrupsion.

Por Hoti iu përgjigj duke thënë sre politika nuk duhet të përzihet në drejtësi dhe këtë e kanë bërë me vendimet që kanë marrë në këta muaj të qeverisjes.

Hoti ka shkruar në Facebook, drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë.

“Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve. Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor. Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, ka shkruar ai.