09:14 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / GF

​Historia e himnit të Francës

Më 30 qershor 1792 në Paris u këndua për herë të parë Marsejeza si këngë lufte.

Konventa e miratoi atë si himnin kombëtar më 14 korrik 1795; e humbi këtë status nga Napoleon Bonaparti, vetëm për t’iu rikthyer pas Revolucionit të korrikut 1830.

Pastaj “Marsejeza” u njoh si himn i lëvizjes revolucionare ndërkombëtare nga Komuna e Parisit në vitin 1871.

Tetë vjet më vonë u rishpall himn kombëtar i Francës, dhe vazhdon të jetë.