10:08 / E Premte, 29 Maj 2020

​Ia vjedhin topat e futbollit në garazh, policia i gjen dhe ia rikthen pronarit

Policia e Kosovës raportoi për një rast në Prishtinë ku një të dëmtuari i në garazhe i janë vjedhur disa topa të futbollit.

Policia ka identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se e kishte kryer vjedhjen ku pastaj disa topa i kishte shitur te i dyshuari tjetër mashkull kosovar.

Topat e vjedhur janë sekuestruar dhe me urdhër të prokurorit i kthehen pronarëve.

Dy të dyshuarit janë intervistuar, me urdhër të prokurorit ndaj tyre është iniciuar lënda e rastit dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

Mos i humb