10:09 / E Martë, 30 Qershor 2020

​Ilaçi shpresëdhënës për koronavirusin, do të shitet 3.120 dollarë në SHBA

Trajtimi me Remdesivir kundër Covidit-19 do të kushtojë mesatarisht 3.120 dollarë për pacientët me sigurim vullnetar në SHBA.

Ilaçi i prodhuar nga kompania farmaceutike “Gilead” është aktualisht i vetmi që është miratuar për t’u përdorur kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave).

Kompania prodhuese deri tani e ka shpërndarë falas ilaçin, por duke filluar nga 1 korriku, Remdesiviri, do të kushtojë më shumë se 3.000 dollarë.

Më 26 qershor, Remdesiviri u shndërrua në të parin ilaç kundër COVIDIT-19.

Agjencia Evropiane e Barnave, EMA e ka miratuar atë për trajtimin e pacientëve të prekur nga infeksioni i koronavirusi, për fëmijët mbi 12 vjeç dhe për të rriturit që shfaqin simptomën e vështirësisë në frymëmarrje dhe kanë nevojë për respiratorë.

Ndërkohë më shumë se 30 ilaçe dhe vaksina po testohen në të gjithë botën kundër Covidit-19. Në muajin maj, SHBA-ja autorizoi përdorimin e këtij antivirali, deri dje i krijuar për të luftuar Ebola-n./tch

Mos i humb