12:23 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Iniesta: Barcelona janë më të fuqishëm këtë sezon

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta beson që Barcelona është më të fuqishëm këtë sezon në krahasim me sezonin e kaluar.

Gjatë këtij afati veror, klubi blaugranas ka blerë lojtarë të mrekullueshëm si Antoine Griezmann për 120 milionë euro dhe Frenkie de Jong për 75 milionë euro.

Iniesta beson që klubi është në formë të mirë dhe do të ‘luftoj’, për çdo titull, transmeton Indeksonline.

“I shoh në formë të mirë. Janë më mirë në krahasim me sezonin e kaluar. Jam i sigurt që do të luftojnë për çdo trofe, siç bëjnë gjithmonë”, deklaroi ai.

Barcelona dje duhej të luante me Real Madridin, por ndeshja është shtyrë, mirëpo pavarësisht kësaj mbesin lider me 19 pikë, aq sa ka Atletico Madrid në vendin e dytë me një ndeshje me shumë të zhvilluar./Indeksonline/