Katër të vdekur dhe 346 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar katër raste me fatalitet si pasojë e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë kryer 2.317 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 346 qytetarë, prej tyre më së shumti në Tiranë- 146.
Janë 5.982 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 156 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 79 vjeç nga Korça dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 202.641 raste, prej tyre 193.533 janë shëruar, 5.982 janë aktivë, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.126 pacientë.