21:51 / E Enjte, 01 Tetor 2020

​Klinaku thotë se Speciales i ka skaduar mandati: Do ta dërgojmë në Kushtetuese

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku edhe njëherë ka pohuar se nuk e njohin Gjykatën Speciale, pasi që konsiderojnë se nga 2 gushti i ka skaduar mandati.

Ai ka thënë se krimet e pretenduara duhet të hetohen nga Prokuroria kosovare, pasi vlerëson se Gjykata Kushtetuese thekson se Speciales mund t’i shkurtohet mandati, por jo t’i shtohet.

“Pavarësisht të gjithave Prokurori jonë duhet t’i hetojë krimet e luftës në Kosovë. Ndërsa sa i përket Gjykatës Speciale, kjo gjykatë nuk ka mandat prej 2 gushtit. Në Kushtetutë thuhet që mund t’i shkurtohet mandati, por jo t’i vazhdohet mandati. I vetmi organ që mund të jepë përgjigje është Gjykata Kushtetuese. Ne si OVL UÇK do të gjejmë forma që ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”, tha Klinaku në Debat Plus në RTV Dukagjini.