22:01 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / AD

​Klubet e Premier LIgës pajtohen me rregullat e reja për shtyrjen e ndeshjeve për shkak të Covid-19

Klubet e Premier Ligës nga tani e tutje do të duhet të tregojnë se kanë katër raste pozitive me COVID-19 brenda skuadrës në mënyrë që të aplikojnë për shtyrjen e një ndeshjeje, pasi ekipet ranë dakord të bëjnë ndryshime të kritereve të deritanishme.

Pas një takimi ndërmjet klubeve, udhëzimi për shtyrjen e ndeshjeve është ndryshuar, pasi disa ndeshje u anuluan në dhjetor dhe janar.

Ndeshja e fundit që u anulua ishte derbi i Londrës së Veriut midis Arsenalit dhe Tottenhamit më 16 janar, vendim ky i cili mori shumë kritika nga “Spursat”.

Premier Liga pranoi kërkesën e skuadrës së Mikel Arteta-s për shtyrje, me klubin arsyetohej për mungesën e lojtarëve për shkak të Covid 19, lëndimeve dhe lojtarë të angazhuar në Kupën e Afrikës.