19:25 / E Hënë, 26 Tetor 2020

​Konfirmohet lidhja e fortë transatlantike midis Kosovës dhe Kanadasë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e saj kanadez, François-Phillipe Champagne.

Ajo me këtë rast theksoi rëndësinë e madhe që Kosova i kushton lidhjes trans-atlantike, duke shprehur mirënjohjen e lartë për miqësinë me Kanadanë.

“Kosova dhe populli i saj kanë gëzuar gjithmonë mbështetjen e Kanadasë në të gjitha proceset tona të rëndësishme”, tha Haradinaj-Stublla.

Gjatë kësaj bisede u diskutua momentumi i rëndësishëm i krijuar në rajon me marrëveshjen e zotimeve për normalizim ekonomik, aspirata e Kosovës për integrim të plotë në strukturat euro-atlantike, si dhe situata me COVID-19.

Ministri kanadez Champagne nga ana e tij i konfirmoi homologes Haradinaj-Stublla miqësinë e qëndrueshme të Kanadasë, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen edhe më substanciale për Kosovën dhe popullin e saj.