18:04 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020

​Kthehet Prince of Bel-Air, por nuk do të jetë një komedi

Një nga seritë e preferuara të viteve ’90, The Prince of Bel-Air, me rolin e Will Smith, po kthehet si një rindërtim në ekranet e vogla.

Por kësaj radhe, historia e një djali nga rruga që lëviz me xhaxhai dhe tezën e tij nuk do të jetë një komedi, shkruan BBC.

Versioni i ri do të bazohet në një trailer viral në YouTube nga një tifoz i cili parashikonte serinë e re si një dramë serioze dhe të errët.

Will Smith është duke punuar në seri me Morgan Cooper, njeriu që e bëri këtë trailer vitin e kaluar.

“Smith tha që kjo është një ide e shkëlqyer, “një version dramatik i Princit të Bel-Air për brezat e rinj”.

Ndërmarrja e Smith-it Westbrook Studios bashkëpunon me Universal TV, dhe Netflix, HBO Max dhe Peacock dëshirojnë ta tregojnë atë.

Krijuesit origjinal të serialit Andy dhe Susan Borowitz do të jenë prodhues ekzekutiv, ashtu si Smith, por edhe prodhuesit e origjinalit – Quincy Jones dhe Benny Medina.