12:40 / E Martë, 13 Gusht 2019

​Kthimi në butona, Marina e SHBA-së heq nga përdorimi ekranet me prekje

Marina e SHBA-së planifikon të heqë ekranet e prekjes në shkatërruesit e saj dhe t’i zëvendësojë me kontrolle mekanike konvencionale deri në vitin 2020.

Edhe pse ushtria amerikane ka qenë gjithmonë e lumtur të përqafojë teknologji të reja, këtë herë në vend të ekranit, pultet, butonat dhe levat do të kthehen në punë.

Marina e mori vendimin pas hetimeve lidhur me ndeshjen e anijes USS John S. McCain që la të vdekur 10 detarë më 2017. Hetimi zbuloi se përplasja ishte për shkak të ndërfaqes së komplikuar të komandës së ekranit me prekje dhe trajnimit të dobët të marinarëve, të cilat çuan në përplasje me një anije tjetër.

Ndryshimet vlejnë për të gjitha anijet (klasa DDG-51) që tani përdorin Sistemin e Integruar të Urës dhe Navigimit, raporton The Verge.

Ndryshimet e para do të bëhen gjatë verës 2020 në brendësi të USS Remade, dhe shkatërruesi i parë krejt i ri që do të jetë pa ekranin me prekje do të jetë USS Ted Stevens.

Këto ndryshime, megjithatë, nuk do të thotë që ekrani i prekjes në urën e komandës është braktisur plotësisht, por që ndërfaqja e kompjuterit duhet të përshtatet me aftësinë e ekuipazhit për t’iu përgjigjur një situate të veçantë sa më shpejt, për të shmangur pasoja më serioze.