11:49 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020

​Lehtësi punësimi, i viktimave të dhunës në familje dhe dhunës seksuale gjatë luftës

Personat e strehuar në strehimorët për dhunën në familje dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, nga sot do të kenë më të lehtë punësimin.

Kjo falë memorandumit të bashkëpunimit i cili u nënshkrua midis Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës si dhe shoqatës “Rrjeti i shitësve me pakicë”.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, u zotua se do t’i mbështesë këto kategori. Derisa ka theksuar se ky memorandum do t’ua lehtësojë jetesën, duke u ofruar punësim.

Ndërsa, udhëheqësja e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, Ikballe Rugova, ka thënë se pavarësia ekonomike e kësaj kategorie është qelës për sigurinë e tyre.

Mos i humb