18:33 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / GF

​Lëndohet Franck Kessie

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie është detyruar të braktisë ndeshjen e sotme të Kupës së Kombeve të Afrikës midis Bregut të Fildishtë dhe Egjiptit për shkak të një dëmtimi.

Kessie u përpoq të luante pas një përplasjeje në ndeshjen e raundit të 1/16-të, por pasi u rrëzua për herë të tretë në fushë ai kishte nevojë për trajtim dhe e kuptoi se thjesht nuk ishte e mundur të vazhdonte.

Ish-lojtari i Atalantas u godit në trup dhe kishte vështirësi të mëdha në frymëmarrje, përcjellë KosovaPress.

Kessie është në vlugun e spekulimeve për të ardhmen e tij pasi mediat italiane raportojnë se ai ka arritur marrëveshje për transferim te Barcelona gjate verës së këtij viti.