10:34 / E Martë, 07 Korrik 2020

​Malisheva me pesë raste aktive të Covidit-19

Të gjitha analizat nga testet e bëra për COVID-19 dje në territorin e Komunës së Malishevës kanë rezultuar negative.

Konfirmimi i analizave është bërë në komunikimin zyrtar të komunës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa gjendja aktuale me COVID-19 në Malishevë është me pesë raste aktive.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka përsëritur thirrjen për të gjithë qytetarët, që të mbajnë distancën sociale, maskat mbrojtëse, higjienën e duarve, dhe t’u shmangen grumbullimeve të njerëzve.

“Gjendja është nën kontroll dhe numri i personave aktivë me COVID-19 është pesë persona, shumica prej tyre gati tërësisht të shëruar, por ne të gjithë duhet të tregojmë kujdes maksimal për t’u ruajtur nga përhapja e virusit. Edhe pse kjo gjendje është e kontrollueshme dhe e qetë, Shtabi Komunal Emergjent, është në monitorim dhe menaxhim të vazhdueshëm të situatës, por për t’u ndier të gjithë të sigurt, duhet t’i respektojmë masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet tona shëndetësore”, ka thënë Berisha.