23:24 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / GF

​Mauro Zarate drejt rikthimit në Serie-A

E ardhmja e Mauro Zarates mund të jetë në Itali dhe në Serinë A. Ish-sulmuesi argjentinas i Interit, i cili është lojtar i lirë pas përvojës së tij në Atletico-MG, në Brazil, është në kërkim të një aventure të re.

Sipas raportimeve të gazetës argjentinase ‘Olé’, Salernitana është në gjurmët e Zarates me drejtorin e ri sportiv Ëalter Sabatini i cili dëshiron ta bindë atë të kthehet në Itali.

Argjentinasi tashmë ka refuzuar një ofertë nga Gimnasia, e cila synon ta rikthejë në Argjentinë. Ai në të kaluarën, përveq Interi, ka luajtur edhe për Lazion në kampionatin italian.