10:02 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / AR

​Me këto tri ndeshje hapet Superliga e Kosovës të shtunën

Edicioni i ri garues 2022/23 i Superligës së Kosovës në futboll do të startojë të shtunën me 13 gusht.

Janë 10 skuadra që do të garojnë për të kapur objektivat e tyre derisa tabela është freskuar me Trepçën ’89 dhe Ferizajn që janë inkuadruar në elitën e futbollit kosovar.

Sa i përket luftës për titull, në këtë grup parashikohet të jenë skuadra si Ballkani që është kampion në fuqi, pastaj Drita, Gjilani, Llapi, e mbase edhe Prishtina me Ismet Munishin si trajner.

Të shtunën do të zhvillohen në këto tri ndeshje:

Dukagjini-Prishtina

Gjilani-Ferizaj

Trepça ’89-Drita