21:14 / E Shtunë, 10 Shtator 2022 / MSH

​Mercedes bashkon forcat me kompaninë amerikane për modelet e reja

Mercedes-Benz dhe American Rivian planifikojnë të krijojnë një kompani të përbashkët që do të prodhonte furgonë elektrikë në Poloni, Hungari apo Rumani.

Kompanitë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi dhe tani po përgatiten të prodhojnë modelin në një linjë të përbashkët prodhimi, njoftoi Mercedes-Benz.

Secili partner do të marrë një gjysmë aksioni dhe bisedimet duhet të përfundojnë “shumë shpejt”, tha drejtori i Mercedes-Benz Vans, Mathias Geisen.

“Ekspertiza jonë në prodhimin industrial të furgonëve është e pasur… por Rivian sjell ekspertizë të madhe në teknologjinë e re në fushën e lëvizshmërisë elektrike. Është një ndeshje e vërtetë fituese (partneriteti)”, shtoi Geisen.

Të dy kompanitë do të prodhojnë modele furgonash të mëdhenj, njëri i bazuar në platformën VAN.EA të Mercedes-Benz dhe tjetri në platformën elektrike Rivian Light Van.

Fabrika do të jetë lokacioni i parë i Rivian në Evropë.