17:11 / E Martë, 07 Korrik 2020

​Ministria e Shëndetësisë themelon Bordin Qendror për shkollim specialistik

Ministria e Shëndetësisë ka themeluar Bordin Qendror për shkollim specialistik, i cili do të ketë mandat 3 vjeçar.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka thënë se zgjidhja e problemit të specializantëve është ndër prioritetet e tij si ministër.

Zemaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se me seriozitetin më të madh do të trajtojë kërkesat e mjekëve, infermierëve e profesionistëve shëndetësorë që këta të mos e braktisin Kosovën.

Postimi i tij i plotë:

Sot themeluam Bordin Qendror për shkollim specialistik, me mandat 3 vjeçar, i cili do t’i përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë.

Qindra mjekë të diplomuar prej vitesh e kanë pritur këtë vendim që t’u mundësohet të ndjekin shkollimin e mëtejmë specialistik në fushën e mjekësisë.

Që nga dita e parë si ministër e kam prioritet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë problemi i specializantëve, që për vite të tëra nuk janë angazhuar në profesionin për të cilin kanë përfunduar studimet universitare dhe tash u duhet të ndjekin specializimet në fushat e preferuara të tyre.

Do t’i trajtoj me seriozitet të madh kërkesat e mjekëve, infermierëve e profesionistëve shëndetësorë që këta të mos e braktisin Kosovën.

Këta janë pasuria jonë më e shtrenjtë, të cilët vendi ynë nuk duhet t’i eksportojë jashtë.

Ta parandalojmë ikjen e trurit!

Ta zhvillojmë Kosovën!

Mos i humb