21:55 / E Diele, 28 Qershor 2020

​Misisipi heq simbolin e Konfederatës nga flamuri

Shteti federal amerikan Misisipi po përgatitet të heqë nga flamuri i tij simbolin e konfederatës, i cili nxjerrë në pah ngjyrat e ish-njësive ushtarake që luftuan kundër heqjes së skllavërisë.

Në një sfond të kuq, një kryq diagonal blu me yje të vegjël të bardhë, flamuri përfaqësonte shtetin e Jugut që kundërshtonte heqjen e skllavërisë gjatë Luftës Civile Amerikane (1861-1865).

Flamuri, sikurse edhe statujat e gjeneralëve të Konfederatës, është një simbol i historisë së trazuar të vendit që është vënë në dyshim gjatë protestave antiraciste që kanë tronditur Amerikën muajin e kaluar.

Gara e makinave Nascar, veçanërisht e popullarizuar në Jug, ka ndaluar flamurin në garat e tij.

Misisipi, me një të kaluar të gjatë të ndarjeve, është shteti i fundit që mban stemën në flamurin e saj pasi Gjeorgjia e hoqi në vitin 2003.

Dy vjet më parë, ligjvënësit e Misisipit refuzuan të heqin dorë nga flamuri, të cilin ata e konsideruan një pjesë integrale të trashëgimisë dhe kulturës së Jugut, por lëshuan pe nën presionin e institucioneve dhe shoqatave ekonomike, sportive, kulturore dhe ushtarake,

Mos i humb