22:56 / E Premte, 02 Nëntor 2018

​Moti i keq përfshin jugun e Italisë, një turiste humb jetën

Moti i keq ka përfshirë sot pasdite jugun e Italisë, sidomos ishullin e Sardenjës, ku u shënua edhe viktima e parë.

Viktima, një turiste gjermane 61-vjeçare, ishte me familjarët kur u godit nga një rrufe, shkruan ATSH.

Ngjarja ndodhi në lokalitetin e Nascas, në jugperëndim të Sardenjës.

Kjo vdekje e çon në 16 numrin e përgjthshëm të viktimave nga moti i keq në Itali.

Mos i humb