10:35 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / Medina Shala

​NATO diskuton strategjinë afatgjatë për Rusinë

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen në Berlin këtë fundjavë për të diskutuar strategjinë e tyre afatgjatë, së bashku me perspektivat e mundshme të NATO-s, Finlandës dhe Suedisë.

NATO ka parë një rritje të rëndësinë së saj gjeopolitike, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe së shpejti mund të marrë anëtarë të rinj.

Takimi i Berlinit vjen disa ditë pasi krerët e Finlandës neutrale, miratuan anëtarësimin në NATO. Suedia fqinje pritet të shpallë vendimin e saj për t’u bashkuar në ditët në vijim.

Në takim pritet të marrin pjesë ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde dhe ajo e jashtme finlandeze, Pekka Haavisto.

Në këtë takim, si vend anëtar, Shqipërinë do ta përfaqësojë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Takimi dyditor, i organizuar nga ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe i ndjekur nga sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken, do të nisë fazën përfundimtare të negociatave mbi Konceptin Strategjik të NATO-s, dokumenti i saj udhëzues për vitet në vijim.

Koncepti pritet të japë një përgjigje afatgjatë ndaj tensioneve në rritje me Rusinë, duke përfshirë një sqarim se si të përforcohet më tej prania e NATO-s në Evropën Lindore dhe, për herë të parë, udhëzime për Kinën.

Drafti përfundimtar do të miratohet nga krerët e NATO-s në takimin e tyre të ardhshëm të samitit në Madrid në qershor.