16:05 / E Enjte, 27 Shkurt 2020

​Në “Adem Jashari” kontrollohen udhëtarët e ardhur nga Italia

Ekipe shtese mjekësore nga IKSHP në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të kontrollojnë udhëtarët e ardhur sot nga Verona e Italisë.

Nga afër kontrollet ka ardhur t’i përcjellë edhe drejtori i IKSHP-së Naser Ramadani.

Ndryshe, Italia është prekur nga koronavirusi vdekjeprurës ku janë regjistruar 456 raste me të infektuar dhe të paktën 12 të vdekur.