18:05 / E Hënë, 06 Korrik 2020

​Në Austri përsëri më shumë se 1000 raste aktive të koronavirusit

Austria regjistroi më shumë se një mijë raste aktive të koronavirusit për herë të parë që nga maji.

Numri i rasteve u rrit në 1.012 të hënën, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Vjenë.

Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober tha se infeksioni u shfaq në grupe të lokalizuara me rrugë të gjurmueshme të infeksionit.

Një prej tyre është grupi rajonal rreth qytetit verior të Linzit. Që nga e diela, 57 raste të tjera janë raportuar, duke çuar totalin në 414.

Vjena ka 347 raste aktive. Katër nga nëntë rajonet austriake nuk regjistruan raste të reja të infeksionit.

Numri i rasteve aktive kishte rënë nën 1 mijë më 20 maj, sipas autoriteteve shëndetësore.

Mos i humb