20:02 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / LB

​Në kërkim të çerekfinales, nis ndeshja Kore e Jugut-Brazil

Ka startuar tashmë në stadiumin “974” ndeshja ndërmjet Koresë së Jugut dhe Brazilit.

Të dy skuadrat do të luftojnë për një vend në mesin e tetë kombëtareve më të mira të Kupës së Botës dhe tashmë është Kroacia që po i pret në atë fazë.

Për Brazilin është rikthyer nga lëndimi dhe madje është në lojë nga minuta e parë superylli Neymar.

Formacionet zyrtare të skuadrave janë si më poshtë:

Brazili: Alisson; Militao, Thiago Silva, Marquinhos, Danilo; Paqueta, Casemiro; Raphinha, Neymar, Vinicius; Richarlison.

Koreja e Jugut: Seung-Gyu; Jin-Su, Kim Min-Jae, Ëoo-Young, Moon-Hëan; Young-Gëon, Hëang Inbeom, Jae-Sung; Hëang Hee-Chan, Cho Gue-Sung, Son.