75 Mall Live Search
12:29 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / Blerim

​Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për Atashetë Kulturorë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për atashetë kulturorë.

Ministrja, Haradinaj-Stublla tha se me anë të këtij memorandumi, do të ngritet shkalla e shërbimit për ngritje nivelit të diplomacisë në nivel kulturor.

Ndërkaq, ministrja Dumoshi tha se me emërimin e atasheve kulturorë, kultura e vendit do të përçohet në gjitha vendet përmes formave të ndryshme.

Emërimi i atasheve kulturorë do të fillojë në vitin 2021.