16:19 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020

​Nga nesër vulat apostile mund të merren edhe në dy komuna tjera

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, nga data 9 korrik 2020, shërbimet për vula apostile/verifikuese, përveç qendrës së Prishtinës do t’i ofrojë edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë, në zyrat e Qendrave për Pajisje me Dokumente.

“Lusim të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që të marrin shërbime për vula apostile/verifikuese të drejtohen edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë. Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës!”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Mos i humb