20:00 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / LB

​Nis procesi gjyqësor ndaj Ryan Giggs

Filloi sot në Gjykatën e Mançesterit gjykimi i futbollistit legjendar të Manchester United, Ryan Giggs, i akuzuar për sulm ndaj ish-të dashurës së tij.

Giggs akuzohet se ka sulmuar Kate Grenville dhe i ka shkaktuar asaj lëndime trupore më 1 nëntor 2020, në shtëpinë e tij në Mançester.

Në të njëjtën kohë, ai u akuzua se kishte sulmuar motrën e saj më të vogël Emma.

Giggs gjithashtu përballet me akuza për “sjellje kontrolluese dhe shtrënguese” kundër ish-të dashurës së tij midis gushtit 2017 dhe nëntorit 2020.

Procesi gjyqësor do të zgjasë dhjetë ditë dhe Giggs ka mohuar të gjitha akuzat.

Megjithatë, për shkak të gjyqit, ai dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Uellsit, duke shpjeguar se nuk dëshiron të ketë ndikim të keq në ekipin kombëtar përpara Kupës së Botës në Katar.