19:58 / E Enjte, 13 Janar 2022 / Medina Shala

​Një baba i pa vaksinuar në Kanada humb të drejtën për të parë fëmijën e tij

Një baba kanadez i cili nuk është vaksinuar kundër COVID-it, ka humbur përkohësisht të drejtën për të parë fëmijën e tij 12-vjeçar.

Një gjykatë në Quebec ka vendosur që vizitat e tij nuk do të ishin në interesin më të mirë të fëmijës dhe vendimi erdhi pas kërkesës së babait për të zgjatur vizitën gjatë pushimeve, shkruan BBC.

“Ky vendim është i pari që privon një prind nga të drejtat e qasjes për shkak të imunizimit,” tha një ekspert i ligjit familjar për “Le Devoir”.

Vendimi i një gjyqtari në Quebec i heq babait të drejtën për të vizituar deri në shkurt, përveç nëse ai vendos të vaksinohet. E ëma, e cila kundërshtoi kërkesën e babait për të zgjatur vizitën, tha në gjykatë se vetëm pak kohë më parë kishte zbuluar se babai i saj nuk ishte i vaksinuar dhe pretendimet e saj i mbështeti në postimet e tij në rrjetet sociale, të cilat tregojnë se ajo kundërshton vaksinimin.

Nëna jeton me partnerin dhe dy fëmijë të tjerë që janë shumë të vegjël për t’u vaksinuar.

Gjykatësi arriti në përfundimin se “nuk është në interesin më të mirë të fëmijës të ketë kontakt me babanë” për shkak të rritjes së fundit të rasteve të koronavirusit në Quebec.

Quebec, i cili regjistroi numrin më të madh të vdekjeve të lidhura me COVID në Kanada, njoftoi në fillim të kësaj jave se do të vendoste një taksë për banorët që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19. Edhe pse gati 90 për qind e banorëve të Quebec janë të vaksinuar, ata përbëjnë gati një të tretën e të gjitha rasteve spitalore.