17:35 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

​Një portokall në ditë mban larg verbërinë

Konsumimi i një portokalli në ditë mund të mbajë larg problemet e syve.

Sipas një studimi të fundit nga profesori Bamini Gopinath, i Universitetit të Sidnejt, thuhet se flavonoidet e portokallit janë antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë shikimin.“Flavonoidët gjenden pothuajse në të gjitha frutat dhe perimet. Ato kanë veti antiinflamatore për sistemin imunitar.

Por, për arsye që ende nuk i dimë, flavonoidët e portokallit janë më të mirë për shikimin sesa ato të mollës”, shpjegon Gopinath.Studimi është publikuar i plotë në “The American Journal of Clinical Nutrition”.