14:04 / E Premte, 21 Shkurt 2020

​Njohja-mosnjohja nga Xhamajka, ekspertët thonë se kemi diplomaci “hajgare”

Situata e komplikuar rreth njohjes dhe mosnjohjes së pavarësisë së vendit tonë nga Xhamajka, sipas ekspertëve, duhet të merret si shqetësuese, pasi dëmton imazhin e Kosovës dhe krijon argumente të forta të cilat mund të përdoren nga Serbia kundër republikës sonë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje përmes një postimi në Twitter, njoftoi se shteti i Xhamajkës ka njohur pavarësinë e Kosovës. Mirëpo një lajm i tillë u demantua sot nga ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith, e cila tha se deri më tash shteti i Xhamajkës nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Dhënien e lajmit se Xhamajka e ka njohur Kosovës e bëri ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e cila përmes postës elektronike e ka njoftuar presidentin e Koso vës, Hashim Thaçi, kryeministrin, Albin Kurti, e ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca për njohjen nga ky shtet.

Karshi deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme të Xhamajkës se ky shtet nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, sot ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca.

Ai përmes një postimi në rrjetin social, ka thënë se si ministri do i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me përgjegjësitë e secilit.

“Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar. Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësità « e secilit”, ka shkruar Konjufca.

Por fajtor për skandalin e mosnjohjen nga Xhamajka, njohësit e kësaj fushe e lënë diplomacinë kosovare dhe liderët shtetëror, të cilët ende pa marrë notën verbale për njohje nga Xhamajka shpërndajnë lajme të tilla.

Sipas tyre, kjo situatë e ka dëmtuar imazhin e Kosovës, madje edhe ka krijuar argumente të forta të cilat mund të përdoren nga Serbia kundër Kosovës.

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti derisa e konsideron si situatë mjaftë të komplikuar, thotë se deklarimet e ministres së shtetit të Xhamajkës duhet të merren me shumë seriozitet dhe si shumë shqetësuese.

Sipas tij, krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës të cilët e mirëpritën këtë lajm, duhet të tregojnë notën verbale për njohje nëse e kanë atë, në të kundërtën shteti i Kosovë do dal shumë jo seriozë.

Hoti thotë se liderët e Kosovës duke dashur që t’ i marrin meritat për njohën e shtetit të Kosovës po nguten të dalin me deklarime të tilla të cilat e dëmtojnë vendin.

“Kjo përtej deklarimit të ministres se Jashtme të Xhamajkës bënë thirrje, ngreh alarmin për liderët politik në Kosovë të cilët njëherë e përgjithmonë duhet ta kuptojnë që qeverisja me vendin nuk duhet të shprehet përmes emocioneve, por duhet të shprehet përmes një sistemi të konsoliduar dhe të përcjell me dokumente të shkruara. Njohja e një qeverie nga qeveria tjetër bëhet përmes një akti formal i cili mund të jetë i llojeve të ndryshme duke filluar nga njohja formale ose mënyra të tjera të komunikimit. Por se pa i siguruar ato dokumente mendoj se është e ngutshme sepse liderë të caktuar në emër të rivalitetit nga njëherë shumë të sëm urë dhe vërtet të shumë emocional, provojnë të paraqiten si bajraktar në kuptimin se kush punon më shumë dhe kush vërtetë po siguron njohje për Kosovën. Mendoj se kjo praktikë definitivisht duhet të mbyllet dhe se personaliteti i cili ka proklamur njohjen nga Xhamajka duhet ta bëjë të njëjtën duke prezantuar dëshmi të sakta dhe të shkruara që qeveria e Xhamajkës vërtetë ka ndërmarr hapin ose vendimin për njohjen e Kosovës. Në të kundërtën nëse nuk është kjo situata rrezikojmë të dalim jo serioz dhe që vendimet e tilla mund të na kthehen bomerang “, tha ai.

Njohësi i të drejtës ndërkombëtare thotë se kjo njohje apo mosnjohje nga shtetit xhamajkan i ka dhënë një argument të fuqishëm diplomacisë serbe për të vazhduar fushatën e saj të ashpër për tërheqjen e njohjeve të shteteve që tashmë e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.

Një veprim i tillë, ai madje thotë se e ka dëmtuar edhe imazhin politi k por edhe juridik të Kosovës.

“Imazhi politik dhe juridik ndërkombëtar i vendit dëmtohet në masë jashtëzakonisht të madhe aq më parë kur për vendimin e njohjes kemi deklarimet e tre krerëve institucional, mendoj që vërtet duhet të jemi të kujdesshëm të mos biem në gracka të tilla për faktin që gracka të tilla mund të na kthehen bomerang në kuptimin e shfrytëzimit si një argument komprometues nga pala e kundërt këtu e kam fjalën për Republikën e Serbisë e cila si kundër reagim tash e sa kohë ka organizuar dhe po vazhdon me fushatën për tërheqjen e njohjeve dhe për kontestimin juridik dhe ndërkombëtar të statutit të Kosovës. Defintivisht duhet të jemi të kujdesshëm që situata të tilla të mos na përsëritën…Është një argument i gatshëm për t’u përdorur nga diploma cia serbe madje jo vetëm duke u përdorur nëpër evente të ndryshme, në mbledhje e Këshillit të Sigurimit por edhe në kontaktet bilateriale apo raportet bilateriale tek shtetet nga të cilat ata kërkojnë tërheqjen e njohjeve, hezitim respektivisht dilema për njohjen për mosnjohje nga Xhamajka do të përdoret si argument nga serbët për vendet të cilat kanë skepticizëm për vendimin e tyre”, theksoi Hoti.

Artan Demhasaj nga organizata Çohu tha se kjo situata për njohjen dhe mosnjohjen e shteti të Kosovës nga shteti i Xhamajkës, tregon se Kosova ka një diplomaci “hajgare”.

Demhasaj thotë për KosovaPress, se asnjë bartës i institucioneve të Kosovës nuk duhet të jap lajme të tilla pa e marrë dokumentin që vërteton atë njohe.

“Është diplomaci hajgare që zakonisht edhe ambasadorët por edhe bartës të lartë të institucioneve në Kosovë prej ngutisë se cili të dal të jap lajmin e parë për njohjen apo jo të një vendi nguten dhe flasin për njohjen në këtë rast nga ana e Xhamajkës pa e marr një dokument zyrtar që tregon për njohje. Nuk duhet që asnjë bartës i institucioneve në Kosovë të dal dhe të jap një lajm të tillë në publik sepse ky mund të jetë një dezinforimim i publikut pa marr njohjen në bazë të dokumenteve zyrtare. Pra kjo tregon edhe njëherë se çfarë niveli të diplomacisë kemi ne sot kur japin lajm madje edhe presidenti jep një lajm të tillë“, tha ai.

Njohësi i çështjeve politike madje thotë se ka mundësi që dhënia e lajmit se shtetësia e Kosovës është njohur nga shteti i Xhamajkës, e ka penguar këtë proces.

“Me siguri me gjasa ka q enë në proces çështja e njohjes së Kosovës nga ana e Xhamajkës , mirëpo akoma nuk ka qenë zyrtare sepse nuk e kemi marr atë notën që tregon se Kosova është njohur nga Xhamajka dhe në momente të tilla kur ne kemi publikuar një lajm të tillë akoma pa e marr dokumentin tregon për njohjen e Kosovës kjo mundet me dëmtua sidomos këtë proces. Sepse tashmë Xhamajka ka mundur që edhe nëse e ka pasur në plan për njohje e Kosovës momentin kur e ka parë lajmin akoma pa e dhënë notën diplomatike të njohjes atëherë edhe mundet në një mënyrë me i ra pishman mos me ndodh një gjë e tillë. Për shkak të një nguti që ne sot e kemi nga individë të caktuar të lidershipit politik dhe institucional kjo mundet me ndikua që ne mundemi me humb një njohje që kemi mundur ta kemi pasur gjatë javës që vjen”, theksoi Demhasaj.

KosovaPress gjatë ditës ka tentuar të marrë një përgjigje nga ambasadorja e Kosovës në Amerikë, V lora Çitaku për ta sqaruar situatën e krijuar rreth njohjes apo mosnjohjes së Kosovës nga Xhamajka por kjo e fundit nuk është përgjigjur.

Mosnjohja nga Xhamajka ka krijuar reagime të shumta, madje deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli kërkoi edhe shkarkimin e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.