Pacolli: Kosova është e bekuar me aleancën me SHBA-të
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ngritja e statusit të vendit tonë në programet e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, nënkupton ndarjen e dhjetëra miliona eurove që do të investohen në fusha të ndryshme në Kosovë.
“Lajm fantastik nga aleati kryesor i Kosovës, SHBA. Ngritja e statusit të vendit tonë në programet e Korporatës së sfidave të Mijëvjeqarit, nënkupton ndarjen e dhjetëra miliona eurove që do të investohen në fusha të ndryshme në Kosovë. Kosova është e bekuar me aleancën me SHBA-të”, ka shkruar Pacolli në Facebook.