75 Mall Live Search
14:04 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pacolli thotë se iu devijua deklarata për zonën ekonomike në veri, e sqaron se çka nënkupton ajo

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli ka thënë se mediat serbe qëllimisht po devijojnë deklaratën e tij lidhur me idenë e tij për themelimin e zonës ekonomike në veri të Mitrovicës.

Pacolli ka sqaruar se ideja e tij nënkupton themelimin e zonës së lirë ekronomike që përfshin proporcionalisht territor nga Republika e Kosovës dhe Serbisë, në këtë mënyre duke vendosur kontroll në pjesën ku lulëzojnë banat dhe krimet, transmeton Indeksonline.

“Mediat serbe qëllimshëm devijojnë deklaratën time lidhur me idenë time të themelimit të zonës ekonomike në pjesën veriore.  Ideja ime nënkupton themelimin e zonës së lirë ekonomike që përfshin proporcionalisht territor nga Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë. Natyrisht në këtë mënyre vendoset kontroll në pjesën ku sot lulëzojnë bandat dhe krimi. Ekonomikisht vetëm kështu mund të ketë stabilitet dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë Pacolli./Indeksonline/