20:11 / E Hënë, 25 Maj 2020

​Paraqitja e parë e Bidenit në fushatë pas dy muajsh

Kandidati për president nga radhët e demokratëve Joe Biden vuri sot një kurorë në një monument për veteranët pranë shtëpisë së tij në shtetin e Delaware, me rastin e shënimit të festës kombëtare amerikane, Dita e Kujtimit, i cili ishte udhëtimi i tij i parë në fushatë në më shumë se dy muaj.

Biden, një ish-nënkryetar i Shteteve të Bashkuara dhe gruaja e tij Jill, të veshur me maska mbrojtëse të zeza, vendosën kurorë në monumentin e veteranëve të Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës Koreane, transmeton Reuters.

Mos i humb