16:49 / E Enjte, 27 Shkurt 2020

​Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta diellore.

Në fushat barike pritet të ketë rritje derisa në fushat termike parashihet rënie, kryesisht në vlerat e maksimaleve.

Gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë parashihen reshje shiu dhe bore.

Në pjesën veriore të Dukagjinit sërish pritet të ketë erëra mesatare deri të fuqishme, me theks të veçantë në Istog me rrethinë, me një rreze veprimi prej 10-12 km.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit herë–herë me vrull, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.