11:28 / E Martë, 27 Shtator 2022 / GF

​Putin këtë javë mund të shpallë aneksimin e rajoneve të pushtuara

Ekziston një “mundësi reale” që presidenti rus Vladimir Putin të shpallë aneksimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës kur ai t’i drejtohet të premten parlamentit rus.

Referendumet e diskredituara janë duke u zhvilluar në zonat e pushtuara të vendit prej disa ditësh dhe pritet të përfundojnë sot.

Ukraina dhe Perëndimi thonë se rezultati është vendosur tashmë nga Kremlini dhe do të përdoret si një justifikim për një rrëmbim të paligjshëm të tokës, raporton BBC.

“Udhëheqësit e Rusisë shpresojnë se çdo njoftim i pranimit do të shihet si një justifikim i ‘operacionit ushtarak special’ dhe do të konsolidojnë mbështetjen patriotike për konfliktin”, thekson ministria e mbrojtjes.

Thuhet se kjo shpresë “ka gjasa të minohet nga vetëdija në rritje për pengesat e fundit të Rusisë në fushën e betejës dhe shqetësimi i konsiderueshëm për mobilizimin e pjesshëm të shpallur javën e kaluar.