17:40 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / MSH

​Rama i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kosova në OKB

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u është kundërpërgjigjur deklarimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq se Serbia nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Rama në një postim në Facebook ka postuar një foto të tij ku shihet duke ecur në ambientet e OKB-së.

“Kosova, OKB, Shqipëria”, ka shkruar kryeministri shqiptar.

Ndryshe, Vuçiq në disa raste ka përsëritur se do të kërkojë veton e Rusisë dhe Kinës për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Nuk mund të pranojmë që Kosova të jetë pjesë anëtare e OKB-së”, ka thënë ai.